Plani i NASA-s për Marsin

Shkencë & Teknologji

Plani i NASA-s për Marsin

Më: 3 mars 2017 Në ora: 12:29
Ilustrim

Agjencioni për aeronautikë dhe hapësirë NASA po planifikon  të krijojë një fushë magnetike artificiale në orbitë mes Marsit dhe Diellit.

Kjo do ta vendoste planetin Mars brenda një “bishti magnetik” dhe ta mbrojë atë prej erërave të ashpra diellore, shkruan Daily Mail.

Kjo ide është një plan për nxitjen e një klime që do e mundësonte dhe mbështeste eksplorimin në Mars.

Jim Green, drejtori i divizionit të shkencës planetare të NASA-s, e zbuloi idenë në punishten e fundit të mbajtur në selitë e NASA-s në Washington.

Green shpjegoi se rreth 90% e atmosferës së këtij planeti është reduktuar shkaku i  erës diellore.

Përmes këtij plani, ky planet mundet ta arrijë një fushë të krahasueshme me tokën brenda pak vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat