Kujdes! “Google Maps” është duke gjurmuar çdo lëvizje tuajën, ja si ta zbuloni

Shkencë & Teknologji

Kujdes! “Google Maps” është duke gjurmuar çdo lëvizje tuajën, ja si ta zbuloni

Më: 8 mars 2017 Në ora: 10:00
Ilustrim

E mbani mend filmin e quajtur “Minority Report” ku Tom Cruise është duke u arratisur, por e ka të pamundur të evitojë ndjekjen pasi kudo që ai shkon ka retina konstante që skanojnë vendndodhjen e tij dhe e raportojnë tek baza qendrore e të dhënave?

Mesa duket “Google” po zhvillon të njëjtën teknologji.

Kompani po përgjon përdoruesit e smartfonëve kudo që ata shkojnë, shkruan “The Bright Side” .

“Google” ka një program që përdor një pikë të kuqe në hartë për të shënuar se ku është dhe ku ka qenë personi që ka në zotërim celularin.

Për ta vërtetuar, mjafton që të përdorni të njëjtën llogari që përdorni në celularin tuaj dhe të ndiqni këtë link: https://www.google.com/maps/ti....

Duke vepruar kështu mund të shikoni sesi kompania ka regjistruar çdo lëvizje tuajën nga dita e parë në muajin që ndodhemi.

Dhe më e rëndësishmja, edhe nëse ju keni zgjedhur që informacionet tuaja personale të mbeten diskrete, të dhënat tuaja gjithsesi vazhdojnë të mblidhen dhe të ruhen diku nga kompania. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat