Shkencëtarët zbulojnë bretkosën e parë fluorescente

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët zbulojnë bretkosën e parë fluorescente

Më: 16 mars 2017 Në ora: 20:14
Bretkosa fluorescente

Hypsiboas punctatus quhet jo zyrtarisht bretkosa e zbuluar së fundi në Amerikën Jugore, e cila shkëlqen nën dritën ultravjollcë.

Shkencëtarët kanë zbuluar bretkosën e parë fluorescente në botë dhe këtë krejt rastësisht.

Fluorescentia është aftësia e absorbimit të dritës në valë me rang të shkurtër dhe reemitimi i saj në valë me rang të gjatë.

Ekspertët nga Muzeu i shkencave natyrore Bernardino Rivadavi në Buenos Aires kanë ardhur deri te zbulimi pasi kishin studiuar pigmentet e bretkosës.

Hulian Faivoviq, njëri nga studiuesit kryesor në këtë projekt, synon që të konfirmojë nëse në malet e Amerikës Jugore ka ende bretkosa të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat