Trump e ka nënshkruar legislacionin për misione njerëzore në Mars

Shkencë & Teknologji

Trump e ka nënshkruar legislacionin për misione njerëzore në Mars

Më: 22 mars 2017 Në ora: 08:40
Ilustrim

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje e ka nënshkruar legjislacionin, me të cilin parashihet që në dekadat e ardhshme të mundësohet dërgimi i misioneve njerëzore në Mars.

Ky legjislacin ishte miratuar nga votimi i rrallë unanim në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e udhëzon agjencinë e gjithësisë NASA, që të punoj kah dërgimi i njerëzve në Mars deri në vitin 2030.

Po ashtu, autorizohet zhvillimi i sondës së thellë kozmike, të quajtur Orion, e cila do t’i dërgonte njerëzit mëtutje në gjithësi, që deri tash nuk ka ndodhur.

Presidenti Trump tha se ky legjislacion “e konfirmon përkushtimin tonë për misionin themelor të NASA-s”, dhe e ka lavdëruar “rolin historik” të astronautëve amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat