Zbulim i madh në lidhje me sëmundjen e tuberkulozit

Shkencë & Teknologji

Zbulim i madh në lidhje me sëmundjen e tuberkulozit

Më: 24 mars 2017 Në ora: 11:03
Hulumtuesit në Oxford dhe Birmingham kanë deklaruar që kanë arritur të veçojnë variacione të ndryshme të sëmundjes përmes një procesi të njohur si sekuencimi i gjenomeve

Shkencëtarët britanik kanë bërë një zbulim të madh, të parin në botë, në lidhje me diagnostifikimin e sëmundjes ëe tuberkulozit, shkruan BBC.

Hulumtuesit në Oxford dhe Birmingham kanë deklaruar që kanë arritur të veçojnë variacione të ndryshme të sëmundjes përmes një procesi të njohur si sekuencimi i gjenomeve.

Kjo nënkupton që pacientët të cilët kanë qenë në pritje për muaj të tërë për të marrë terapinë e duhur mund te diagnostifikohen brenda ditësh, kështu duke pasur mundësi më të mëdha të shërimit.

Sekretari Shëndetësor në Britani, Jeremy Hunt, ka deklaruar që ky zbulim do të shpëtoj jete.

Ndërsa sipas shkencëtarëve identifikimi i AND-së nga mostra të ndryshme mund të kryhet brenda javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat