Robotët që murosin tre mijë tulla brenda ditës, pritet t’i zëvendësojnë punëtorët e ndërtimtarisë

Shkencë & Teknologji

Robotët që murosin tre mijë tulla brenda ditës, pritet t’i zëvendësojnë punëtorët e ndërtimtarisë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 07:40
Pamje nga video

Robotët që mund të palosin gjashtë herë më shumë tulla në mur sesa një punëtor i ndërtimtarisë, pritet t’ua rrezikojnë vendin e punës mijëra punëtorëve në industrinë e ndërtimtarisë.

Një kompani robotike me seli në New York, ka zhvilluar një robot të quajtur SAM që mund të palos tre mijë tulla në ditë.

Ky robot mund të kryej punën e gjashtë punëtorëve, pasi që sipas statistikave një punëtor ndërtimtarie mund të palos apo muros apo 500 tulla në ditë.

Kjo pajisje tashmë ka filluar ta zëvendësoi fuqinë punëtore në shumë vende të Amerikës, kurse kjo kompani shpreson që gjatë dy viteve të ardhshme t’i prezantojë këta robotë në Britani të Madhe.

Por edhe pse roboti SAM mund të palos mijëra tullave brenda një kohë të shkurtër në muret e larta të ndërtesave, ai duhet të mbikëqyret vazhdimisht nga një njeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat