Rogozin: Me robotin që gjuan me dy duart nuk po krijojmë Terminatorin

Shkencë & Teknologji

Rogozin: Me robotin që gjuan me dy duart nuk po krijojmë Terminatorin

Më: 16 prill 2017 Në ora: 18:00
Roboti

Roboti humanoid FEDOR do të lëshohet për fluturim në hapësirë në vitin 2021.

Ai është i gatshëm që të gjuajë me armë me të dy duart, ka thënë zëvendësministri rus, Dimitry Rogozin.

“Platforma e robotit FEDOR ka shfaqur aftësi në shtënie me dy duart. Aktualisht puna në aftësitë e motorit dhe vendimet algoritmike janë në proces e sipër”, ka shkruar Rogozin.

“Nuk jemi duke krijuar terminatorin, por inteligjenca artificiale do të ketë rëndësi të madhe praktike në shumë fusha të ndryshme”, ka theksuar ai.

FEDOR pritet që të ndihmojë astronautët në punën e tyre në hapësirë dhe të shërbëj në bazë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat