Ndryshimi i Google Earth

Shkencë & Teknologji

Ndryshimi i Google Earth

Më: 20 prill 2017 Në ora: 11:43
Google Earth

Google Earth po përmirësohet. I njohur për pamjet satelitore, topografinë dhe ndërtesat 3D, prej të martës ofron informacione shtesë dhe eksperienca më interaktive.

Kjo risi, e quajtur “Knowledge Cards” japin më shumë të dhëna, histori, pamje të vendeve që kërkojnën jerëzit, ndërsa “I’m feeling lucky” sugjeron vende unike. Ai ka 20 mijë vende të kuruara për të cilat Google thotë se “janë zona pak të vizituara” dhe vendet lokale që ju rekomandon.

Gjithashtu tashmë Google Earth sugjeron “Points of Interest” që mendon se përdoruesi do i pëlqejë bazuar në atë që ka kërkuar në të shkuarën.

“Google Maps është për të gjetur rrugën tuaj. Ndërsa Google Earth për të humbur”, thotë menaxheri i produktit i Google Earth, Gopal Shah për CNN. 

“Google Maps është asistenti im personal për të më çuar diku. Ndërsa me Google Earth duam t’ju çojmë atje ku nuk keni qënë, është për të eksploruar botën”, vijon Shah.

Kompania ka përditësuar gjithashtu dhe realitetin virtual të Google Earth, me aftësinë për të kërkuar vende përreth botës dhe suport për Oculus Rift.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat