Në ADN-në e kërpudhës zbulohet gjeni për prodhimin e antibiotikut të ri

Shkencë & Teknologji

Në ADN-në e kërpudhës zbulohet gjeni për prodhimin e antibiotikut të ri

Më: 22 prill 2017 Në ora: 16:11
ilustrim

Shkencëtarët në një studim të kryer mbi ADN-në e kërpudhës kanë zbuluar rrugën e prodhimit të një numri të madh të përbërësve bio-aktiv të cilët mund të përdoren në prodhimin e ilaçit antibiotik, raporton Anadolu Agency (AA).

Hulumteusit suedezë nga Universiteti i Teknologjisë "Chalmers" në një punim të kryer mbi 24 lloje të kërpudhës që përdoret për bërjen e medikamentit antibiotik kanë zbuluar praninë e më shumë se një mijë rrugë gjeneve që prodhojnë substanca bio-aktive që kërpudhat përmbajnë.

Shkencëtarët në më shumë se 90 shembuj, duke arritur të parashikojnë sekuencën e saktë të gjeneve që sigurojnë prodhimin e agjentit bio-aktiv, kanë vëzhguar se shumë substanca antibiotike mund të prodhohen në mënyra të ndryshme, me versione të ndryshme.

Në kërkime duke u përqendruar mbi përbërësin aktiv "yanuthone" shkencëtarët kanë theksuar se substanca mund të prodhohet nga më shumë se një kërpudhë dhe se mund të formësohet në variante edhe më të ndryshme.

Zbulimi theksohet se mund të sigurojë prodhimin në rrugë natyrale të ilaçeve më të forta kundër bakterive rezistente të cilët në kohët e fundit vazhdojnë të jenë një problem kundër antibiotikëve.

Gjetjet e studimit janë publikuar në revistën "Nature Microbiology".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat