Protesta në mbështetje të shkencës në gjithë botën

Shkencë & Teknologji

Protesta në mbështetje të shkencës në gjithë botën

Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:06
Pamje nga protesta në mbështetje të shkencës në Sidnej të Australisë

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Uashington dhe në shumë qytete në gjithë botën, në mbështetje të shkencës, dhe duke u shprehur kundër asaj që ata vlerësuan se është “sulm kundër fakteve” nga politikanët popullistë.

Demonstratat me emrin “Marshi për shkencë” janë mbajtur dje në Ditën e Tokës, në përpjekje për “ta mbrojtur rolin jetik të shkencës në shëndetin, sigurinë, ekonomitë dhe qeveritë tona”, kanë thënë organizatorët në faqen e tyre në Internet.

Shumë protestues e kanë shfrytëzuar këtë ditë për t’i kundërshtuar politikat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në të kaluarën është tallur me kërkimet shkencore, e veçanërisht me ato për ndryshimet klimatike”.

Zoti Trump ka hasur në disa protestues, derisa shkonte për ta vizituar një ushtar të plagosur në një spital ushtarak, ndërsa në një parullë shkruante “Mos e mohoni se Toka po vdes”.

Organizuesit thanë se protesta ishte mbajtur në baza jopartiake, por shumica e simboleve dhe parullave në shënjestër i kishin politikat e presidentit Trump.

Demonstruesit kanë marshuar edhe në qytetet e tjera të botës, përfshirë Parisin, Sidnejin, e të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat