Shkencëtarët: Shpirti nuk vdes

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët: Shpirti nuk vdes

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Koncepti i shpirtit është objekt i kërkimeve të shkencëtarëve për shekuj me radhë.

Ata kanë tentuar të gjejnë lidhjen ndërmjet trurit, mendimeve dhe vetëdijes.

“Shpirti i njeriut kthehet në Univers pasi njerëzit të vdesin. Shpirti vazhdon të jetojë”, pohojnë shkencëtarët.

Ata kanë konfirmuar se shpirti vazhdon të jetojë në mikro-kanalet e qelizave të trurit, shkruan Sciencepunch.  

“Të paramendojmë se zemra ndalon së rrahuri dhe gjaku nuk qarkullon më. Në atë moment mikro-kanalet humbin gjendjen e tyre. Informacionet të cilat qëndrojnë aty nuk humbin dhe nuk shkatërrohen, por mund të shkapërderdhen në kozmos. Në situatat në të cilat pacienti ngjallet, të gjitha informacionet bëhen serish operative dhe pacienti thotë se ka përjetuar vdekjen e afërt”, thonë shkencëtarët. 

Në rast se informacionet nuk ruhen, ekziston mundësia që të ruhen në mikro-kanalet jashtë trupit në gjendjen e pavdekshme, të cilën ne e quajmë shpirt, thuhet në hulumtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat