Franca planifikon të bëhet me trena pa vozitës

Shkencë & Teknologji

Franca planifikon të bëhet me trena pa vozitës

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 13:37
Ilustrim

Hekurudhat shtetërore franceze (SNCF) planifikojnë që deri në vitin 2023 të hedhin në qarkullim trenat e shpejtë pa shofer TGV.

Projekti i testimit të prototipave të trenave të tillë të njohur me emrin “trena-dron”, do të bëhet në kuadër të hekurudhave SNCF gjatë vitit 2019.  

Sikur në rastin e veturave pa shofer në rrugë, trenat e shpejtë autonom, të cilët do të arrijnë shpejtësi deri në 320 kilometra në orë, do të bazohen në sensorët me ndihmën e të cilëve do të detektojnë pengesat potenciale dhe nëse kjo është e nevojshme, do të lansojnë sistemin e frenimit automatik.  

Me trena të tillë të shpejtësisë së madhe (TGV) do të mund të menaxhohet nga distanca, por edhe në vetë trenin do të jetë i pranishëm vozitësi, i cili do të mund të drejtojë trenin në rast të rrethanave të paparashikueshme gjatë vozitjes.

Vendosja e trenave autonom do të shtojë frekuentimin e tyre në linja të ndryshme. Për shembull, për 25% do të rritej numri i trenave që qarkullojnë në linjën ndërmjet Parisit dhe Lionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat