Gjermania lejon përgjimin e mesazheve në “WhatsApp” dhe “Skype”

Shkencë & Teknologji

Gjermania lejon përgjimin e mesazheve në “WhatsApp” dhe “Skype”

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 23:21
WhatsApp dhe Skype

Gjermania miratoi sot një ligj mbi sigurinë, i cili është kritikuar pasi u mundëson autoriteteve të përgjojnë përmbajtjen e mesazheve të kriptuara në “WhatsApp” dhe “Skype”, në një numër rastesh shumë herë më të lartë se sa ai aktual.

Përballë një vale me sulme xhihadiste në Evropë, deputetët votuan një ligj për përforcimin e efektshmërisë të procedurave penale.

Hetuesit gjermane tashmë mund të hyjnë në telefonët celularë dhe kompiuterat e personave të ndryshëm, duke pasur mundësinë që të aksesojnë të dhëna nga mesazhet e kriptuara, si aplikacionet shumë popullore “WhatsApp” dhe “Skype”.

Deri tani këto mjete të përgjimit nuk ishin lejuar nga Gjykata Kushtetuese gjermane, përveç se në kuadrin e luftës kundër terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat