NASA publikon fotografi të vrimës së madhe të kuqe

Shkencë & Teknologji

NASA publikon fotografi të vrimës së madhe të kuqe

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 16:21
Fotografia e publikuar

Sonda e NASA, në vlerë një miliard dollarë Juno nga orbita e Jupiterit ka dërguar fotografi të pikës së madhe të kuqe, të cilat janë mahnitëse.

Juno të hënën i ishte afruar Jupiterit më shumë se sa të gjitha fluturaket e dërguara.

Pika e madhe e kuqe është cikloni më i madh në Sistemin Diellor, i cili sipas rregullave të fizikës është dashur të zhdukej kohë më parë dhe është dy herë më i gjerë se sa Toka.

Fluturakja kozmike po lëviz me shpejtësi prej 130.000 mile në orë, për shkak të të cilës xhirimi nga afërsia është i vështirë që të realizohet.

Në pikën më të afërt të Juno është aq afër pikës së madhe të kuqe, ashtu që është e pamundur që të kapet e tëra nën jë kuadër.

Fotografitë 3D tregojnë pamje të pabesueshme magjepsëse dhe stuhinë. 

Kendis Hansen nga Instituti i shkencave planetare deklaroi se ky nuk do të jetë fluturimi i vetëm mbi pikën e madhe të kuqe, por është më i afërti.

Image
Fotografia e publikuar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat