Asteroidi kalon pranë Tokës, nuk ka vend për panik

Shkencë & Teknologji

Asteroidi kalon pranë Tokës, nuk ka vend për panik

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 15:14
Asteroidi

Asteroidi, i cili është zbuluar nga shkencëtarët për herë të parë para pesë vjetësh me ndihmën e teleskopit ESO në Kili, më 12 tetor do të kalojë pranë Tokës, por nuk do ta godasë atë.

Asteroidi 2012 TC4 me dimensione ndërmjet 15 deri 30 metra do të kalojë 44 mijë kilometra pranë Tokës.

Kalimi i tij pranë planetit tonë do të jetë një rast i mirë që astronomët të kenë më shumë njohuri për të, ka bërë të ditur Agjencia evropiane e hapësirës.

Kur ishte zbuluar në vitin 2012, shkencëtarët patën deklaruar se për shkak të orbitës së madhe të asteroidit nuk do të ishin në gjendje ta përcjellin rrugëtimin e tij për pesë vjet dhe nuk ishin të sigurt se në cilën distancë do t’i afrohej Tokës.

Shkencëtarët thonë se asteroidi i kësaj madhësie, nëse do të hynte në atmosferën e Tokës, do të shkaktonte të njëjtin efekt që krijoi meteoriti, i cili në shkurt të vitit 2013 kishte rënë në Çelabinski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat