Ekuipazhi amerikano-rus arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë - Bota Sot
Ekuipazhi amerikano-rus arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Shkencë & Teknologji

E shtunë, 18 nëntor 2017

Ekuipazhi amerikano-rus arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 10:13
Pamje nga lansimi i raketës kozmike ruse me tre atronautë sot në mëngjes në Bajkonur të Kazakistanit

Një raketë kozmike e Rusisë me dy astronautë amerikanë dhe një rus, që janë lansuar nga baza në Bajkonur të Kazakistanit, sot ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Pamjet gjatë transmetimit direkt televiziv e tregonin raketën, Soyuz MS-06, me astronautin rus, Aleksandr Misurkin, dhe astronautët amerikanë, Mark Vande Hei dhe Joe Acaba, duke u lansuar në mëngjes në orën 3 e 17 minuta sipas kohës lokale.

Sonda hyri në orbitë nëntë minuta pas lansimit në Bajkonur, thanë zyrtarët, ndërsa është bashkuar me Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, gjashtë orë më vonë, ka thënë agjencia amerikane e kozmosit, NASA.

Kozmonautët do të qëndrojnë në gjithësi 5 muaj e gjysmë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test