Zbulohet e vërteta për rrezet kozmike në galaktikën tonë

Shkencë & Teknologji

Zbulohet e vërteta për rrezet kozmike në galaktikën tonë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:24
ilustrim

Rrezet kozmike që besohej se kishin origjinën nga Rruga e Qumështit, qendra e galaktikës sonë, me gjasë kanë ardhur nga galaktikat tjera të largëta, tregon një studim i ri.

Një ekip prej 400 shkencëtarësh ndërkombëtarë nga 18 vende, ka krijuar një hartë lokacionesh që tregojnë se prej nga vijnë këto grimca me energji të lartë, shkruan revista “Science”.

“Ky zbulim na jep një pasqyrë më të mirë për krijimin e universit tonë dhe galaktikat e tjera”, tha Carl-Heins Campert, zëdhënëse e universitetit gjerman Vupertal.

Rrezet kozmike përfaqësojnë shumën e bërthamave atomike. Çdo galaktikë dërgon një përzierje unike të këtyre bërthamave në formën e rrezeve kozmike.

Shkencëtarët kanë arritur të matin përbërjen e këtyre rrezeve dhe të përcaktojnë se për cilat galaktika bëhet fjalë për gjurmët e tyre specifike kozmike. Dielli ynë vazhdimisht lëshon rreze kozmike me energji të ulët, të njohura si erëra diellore.

Grimcat me energji të lartë nuk është lehtë për t’i devijuar nga rruga e tyre, gjë që i bën ata kandidatë të përshtatshëm për të eksploruar origjinën e tyre.

Observatori Pjer Ozo në Argjentinë për dhjetë vjet të hulumtimit, regjistroi 30.000 grimca me energji të lartë.

Observatori përbëhet nga 1.600 stacione me detektorë grimcash, të përhapur në një sipërfaqe prej mbi 3.000 kilometra katrorë. Çdo stacion është i pajisur me  rezervuare uji dhe detektor që mund të zbulojë nëse bëhet fjalë për një grimcë të lartë të energjisë, ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat