Pamje mahnitëse të shpërthimit në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Pamje mahnitëse të shpërthimit në hapësirë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 18:56
Shpërthimi në hapësirë

Dy yje janë përplasur 130 milionë vit drite larg derisa shpërthimi ka “dridhur” universin dhe ka prodhuar sasi të mëdha të arit.

Shkencëtarët kanë përcjellë ngjarjen për herë të parë në histori.

Ata kanë kapur pamje mahnitëse të shpërthimit që ka prodhuar ari me peshë dhjetë herë më të madhe se sa masa e planetit tonë, shkruajnë mediat britanike. 

"Ne kemi parë një fenomen plotësisht të ri që nuk është parë asnjëherë nga njerëzit”, tha Andy Howell nga Universiteti i Kalifornisë.

Yjet ishin 12 mile në diametër. Shpërthimi ka prodhuar po ashtu edhe metale tjera, përfshirë edhe platinum dhe uranium.

"Ne u ndjemë sikur universi u dridh nga yjet”, thanë studiuesit.

"Njëra nga këto ... është fjalëkryq i elementit të arit dhe elementeve tjera të rënda në hapësirë. Ne besojmë se ndeshja e dhunshme e neutroneve të yjeve mund të jetë një fabrikë e arit”.

Image
Shpërthimi në hapësirë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat