Flori sa 100 Toka në hapësirë. Zbulimi i fundit që po “çmend” shkencëtarët

Shkencë & Teknologji

Flori sa 100 Toka në hapësirë. Zbulimi i fundit që po “çmend” shkencëtarët

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:27
Objekte të tilla janë skelete yjesh masivë që shpërthejnë në mënyrë kataklizmike, duke lënë pas një bërthamë me dendësi kaq të lartë, saqë vetëm një lugë çaji mund të peshojë disa miliarda ton.

Më shumë se 4000 astronomë të hënën zbuluan për herë të parë përplasen e dy yjeve neutrone në hapësirë. Objekte të tilla janë skelete yjesh masivë që shpërthejnë në mënyrë kataklizmike, duke lënë pas një bërthamë me dendësi kaq të lartë, saqë vetëm një lugë çaji mund të peshojë disa miliarda ton.

Kyr dy yjet u bashkuan me njëri tjetrin, ata krijuan valë në strukturën e hapësirë, të quajtura valë gravitacionale. Instrumentat specialë në Tokë, më pas i dëgjuan këto zhurma nga 130 milionë vite dritë larg – duke u bërë të mundur një ushtrie astronomësh që ta studiojnë përplasjen e paprecedentë në detaje, në 17 gusht.

Mes zbulimeve të tjera, të dhënat zgjidhin një mister të kahershëm në lidhje me universin: Nga vijnë floriri, platini dhe elemente të tjera të rënda.

“I përplas këto dy gjëra bashkë me një të tretën e shpejtësisë së dritës, dhe pikërisht kështu krijon floririn”, thotë Dankën Braun, astronom në Syracuse University dhe pjesëtar i ekipit të studiuesve. “Me sa duket, nuk është as Guri Filozofik dhe as gjërat që alkimistët kërkonin mijëra vite më parë”.

Vëzhgimet zbuluan se kjo ngjarje astronomike mund të ketë krijuar argjend sa 50 masa të Tokës, flori sa 100 dhe platin sa 500 masa të Tokës. / Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat