Zbulimi historik që ndryshon një herë e përgjithmonë shkencën

Shkencë & Teknologji

Zbulimi historik që ndryshon një herë e përgjithmonë shkencën

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 06:19
ilustrim

Për herë të parë janë kapur valë, në mënyrë direkte, valë gravitacionale që janë prodhuar nga fuzioni i dy yjeve të neutroneve që janë 130 milionë vite dritë larg. Valët janë vibrime në hapsirë-kohë dhe kapja e tyre direkte tregon mbi origjinën dhe evoluimin e Universit. Zbulimi u krye nga shkencëtarët e LIGO-s në SHBA dhe zbuluesi Virgo në Europë. Këto u kapën edhe nga shkencëtarët argjentinas me teleskopin e stacionit astrofizik “Bosque Alegre I” vendosur në Kordoba të Argjentinës si dhe nga teleskopi tjetër në Kili.

Tema e valëve gravitacionale është një nga temat më emocionuese të astrofizikës sepse në vitin 1916 fizikanti Albert Ajnshtajn kishte formuluar se sipas teorisë së përgjithshme të relativitetit, trupat më të dhunshëm të kozmosit çlirojnë pjesë nga masa e tyre në formën e energjisë përmes valëve. Sot me anë të teknologjisë kjo është vërtetuar. Aparaturat e Ligo-s kishin zbuluar valët si rezultat i përplasjes së vrimave të zeza, një zbulim ky që rrëmbeu një çmim Nobel në vitin 2017. Ky zbulim u prodhua në 17 gusht kur zbuluesit e Ligo-s dhe të Virgos kapën valët gravitacionale të prodhuara nga fuzioni i dy yjeve të neutroneve që po orbitonin së bashku. “Ky është një pazëll që u bë i kapshëm falë një sateliti të Nasës, ku zbuloi një flash të rrezeve gama dy sekonda pasi valët gravitacionale kishin kaluar nga toka,”- u shpreh Diaz, profesor fizike në Universitetin e Teksasit.

Rrezet gama u prodhuan si pasojë e një temperature shumë të lartë e shkaktuar nga përlasja. 11 orë më vonë disa grupe zbuluan dritë të dukshme të lidhur me këtë goditje. “Me zbulimet e mëvonshme nga disa grupe mundëm të dinim me saktësi koordinatat e kësaj ngjarjeje. Valët gravitacionale dhe rrezet gama vetëm sa na dhanë një ide të përgjithshme të vendit ku ndodhi goditja,”- sqaroi doktori i astronomisë në Universitetin e Harvardit, Lukas Makri. Përplasja e yjeve duket se është një ngjarje e largët për jetën në Tokë, por shumë gjëra që përdoren në planet kanë elemente të rënda si plumbi, ari që janë shpërndarë nga Universi nga përplasje të ndryshme. Kjo përplasje yjesh është ajo lloj ngjarje, ku formohen pjesa më e madhe e elementëve të rënda në tabelën periodike duke përfshirë arin dhe platinin. Pjesa më e madhe e arit në Tokë është formuar nga ngjarje të ngjashme më shumë se 5000 milionë vite para se të formohej sistemi diellor./Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat