Zbulohet një formë e re e materies

Shkencë & Teknologji

Zbulohet një formë e re e materies

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 16:26
Ilustrim

Pothuajse 50 vjet pas krijimit të teorisë së parë për ekscitoniumin, fizikantët përfundimisht arritën të gjejnë fakte për ekzistimin e kësaj forme të materies, transmeton Daily Mail.

Ekscitonium përbëhet nga grimca të quajtura ekscitone, të cilat përbëhen nga elektronet e ikura dhe zbrazëtirat që ata lënë pas vetes.

Në eksperimentet e fundit, hulumtuesit patën rastin të vëzhgojnë këtë materie dhe fazën e saj të prekursorit, gjë që konsiderohet si një fakt jo i rëndësishëm për ekzistencën e saj.

Për të gjetur formën e re të materies, shkencëtarët kanë zhvilluar një teknikë të re, të quajtur spekstoskopia EEL. Termi "ekscitonium" është përmendur në vitin  1960 nga fizikanti teorik Bert Halperin nga Harvardi, ndërsa fizikantët që nga atëherë tentojnë që të dëshmojnë ekzistimin e saj.

Zbulimi i ri do të duhej të ofrojë përgjigje në shumë çështje nga fusha e fizikës kuantike.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat