“Meghan Markle”, e fejuara e Princit Harry, është termi më i kërkuar në Google në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2017.
Ka tejkaluar kërkimin për “iPhone 8” dhe “Hurricane Irma” të cilët janë në listën e termeve më të kërkuar në Google.
Sulmi në Manchester dhe Grenfell Tower gjithashtu janë në mesin e më të kërkuarave.
Meghan Markle është edhe pjesë e listës së personave më në trend, e ndjekur nga Tara Palmer-Tomkinson, e cila ka ndërruar jetë në shkurt.
Donald Trump është radhitur i gjashti në këtë listë.
Ndërsa në kërkimet globale termi i kërkuar më së shumti është “Hurricane Irma”, i ndjekur nga “iPhone 8” dhe “iPhone X”.