Arrin Chrome i ri, ja çfarë sjell

Shkencë & Teknologji

Arrin Chrome i ri, ja çfarë sjell

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:22
Google Admin

Editimi 63 i kërkuesit më të popullarizuar aktual në botë sjell në sistemet operative MacOS, Windows dhe Linux një sërë sigurish dhe përmirësimesh tjera.

Bllokon extension

Administratorët munden përmes konsollës Google Admin që të bllokojnë përdorimin e extension për Chrome, në mënyrë që të pamundësohet qasja në  menaxhimin e data-bazave, ueb kamerave dhe VPN.

Bookmark Manager bëhet me Material Design  Vegla për menaxhimin e bookmarks ka marrë elemente të zakonshme të interfejsit Material Design. Pasi që azhurnoni Chrome në editimin 63, kërkoni në meny nën Bookmarks, për të gjetur Bookmark Manager.

Eksperimentet e ridijzanuara Chrome

Faqja chrome://flags me aplikacione eksperimentale për Chrome po ashtu është rregulluara në pajtim me Material Design.

Po ashtu është shtuar edhe shiriti i ri për aplikacionet në krye.

Risitë për Android  Pjesa më e madhe e ndryshimeve është dedikuar për sistemin operativ Android. Është shtuar mbështetja për funksionin Smart Text Selection, të cilën e ofron Android Oreo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat