"Arktiku nuk do të mbetet në gjendje serioze të ngrirë”

Shkencë & Teknologji

"Arktiku nuk do të mbetet në gjendje serioze të ngrirë”

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:57
Arktiku

Arktiku po bëhet gjithnjë e më i ngrohtë dhe gjithnjë e më shpejtë po ndryshon.

Ky është "normalitet i ri" dhe nuk ka të dhëna se kjo pjesë e botës mund të jetë përsëri stabile si më parë, thanë shkencëtarët.

Drejtori i Programit Amerikan të Kërkimeve për Arktik Jeremy Matis thotë se ky rajon ka bërë një shërbim të mirë për planetin, pasi ka shërbyer si frigorifer.

"Tani kemi lënë të hapur derën e këtij frigoriferi," tha ky shkencëtar në një konferencë vjetore të American Geophysical Alliance, raporton BBC.

Administrata nacionale amerikane për oqeane dhe atmosferë publikoi raportin vjetor në një mbledhje në Nju Orleans dhe tregoi "disa anomali" në formën e e ngrohjes së Arktikut.

"Ne mund të konfirmojmë që Arktiku nuk do të qëndrojë në gjendje të qëndrueshme të ngrirjes," tha Matis dhe shtoi se ky rajon po ndryshon shumë më shpejt se në çdo periudhë të dokumentuar të historisë së tij.

Shkatërrimi i Arktikut është shumë më i shpejtë se sa është parashikuar 10 vjet më parë, përfundoi Matis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat