Zbulohen forma të rralla minerare në Tokë

Shkencë & Teknologji

Zbulohen forma të rralla minerare në Tokë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 21:25
Gjeologët kanë zbuluar dy vendet e goditjes së meteorit në ishullin Skye, në veriperëndim të bregut të Skocisë.

Forma minerare, deri më tash të papara në Tokë, janë zbuluar në një krater të krijuar nga një meteorit i vjetër në malet e Skocisë.

Shkencëtarët thonë se meteoriti që shkaktoi kraterin është 60 milionë i vjetër, ndërsa format minerare të gjetura aty nuk janë parë asnjëherë më parë në planetin tonë.

Gjeologët kanë zbuluar dy vendet e goditjes së meteorit në ishullin Skye, në veriperëndim të bregut të Skocisë.

Ata thanë se janë gjetur mineralet e rralla, vanadi dhe niobi, të cilat nuk janë parë asnjëherë në këtë formë në tokë.

Po ashtu janë gjetur gjurmë të reidit, një mineral i rrallë.

Ishulli Skye është mjaft i njohur për gjeologët që studiojnë minerale të çuditshme, gjë që e bën këtë zbulim edhe më të habitshëm.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se zona e afërt është e rrethuar nga kënetat e pakëndshme, prandaj është relativisht e vështirë për ta arritur atë.

Studimi është publikuar në revistën Geology.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat