NASA do të dërgojë robotë në kometa dhe Titan

Shkencë & Teknologji

NASA do të dërgojë robotë në kometa dhe Titan

Më: 1 janar 2018 Në ora: 21:50
Roboti do të kontrollojë se kushtet në sipërfaqe, llojet e shtresave dhe kushtet atmosferike.

NASA do të përdorë robotët për dy misionet e saja në kuadër të programit “New Frontiers”.

Njëri prej tyre do të përdoret për të mbledhur mostrat e kometave dhe për t’i sjellë në Tokë, derisa tjetri parashihet të hulumtojë pjesë të ndryshme të hënave të Saturnit në kërkim për shenja jete.

Misioni i parë CAESAR do të udhëhiqet nga Steve Squyres nga Universiteti Kornel. Gjatë misionit fluturakja kozmike do të vizitojë kometën Churjumov-Gerasimenko, të cilën kohë më parë e ka studiuar Agjencia evropiane e hapësirës dhe do të mbledhë rreth 100 gramë mostra nga sipërfaqja e saj.  Ai po ashtu do të mbledhë përbërësit organikë që përbëjnë blloqet e ndërtimit të komponimeve të jetës, në mënyrë që shkencëtarët të mund të studiojnë dhe ndoshta të zgjidhin misterin e rolit që kometat kanë luajtur në shfaqjen e jetës në Tokë.

Misioni i dytë “Dragonfly” do të udhëhiqet nga Elizabeth Turtle nga laboratori i fizikave të aplikuara “John Hopkins”. Roboti i ngjashëm me helikopterin do të zbresë në sipërfaqen e hënës së Saturnit, Titan, e cila konsiderohet ndër kandidatët më të mirë për jetën përtej Tokës.

Roboti do të kontrollojë se kushtet në sipërfaqe, llojet e shtresave dhe kushtet atmosferike.

Programi “New Frontiers” i NASA-s synon të eksplorojë planetët dhe trupat në Sistemin Diellor. Misionet e këtij programi nuk kushtojnë më shumë miliardë dollarë, si misioni i roverit “Curiosity Mars”, por zakonisht shkon rreth një miliard, që është çmim më i ulët i misionit të vogël “Discovery”.

Deri tani, tre misionet janë hartuar brenda këtij programi.

Anija kozmike “New Horizons” ka kaluar pranë  Plutonit, sonda Juno ndodhet në orbitën rreth Jupiterit, anija OSIRIS-Rex është në rrugën e saj drejt asteroidit ku do të mbledhë mostra.

NASA po ashtu njoftoi dy koncepte të misionit për të cilin do të ndahet fondi për zhvillimin teknologjik. “Enceladus Life Signatures dhe Habitability” synon të zhvillojë teknologji që do të parandalojnë ndotjen e botëve të huaja me materiale nga toka, dhe “Venus In situ Composition Investigations” duhet të përmirësojë instrumentet e nevojshme për të eksploruar zonën shkëmbore në kushte armiqësore, siç mbretërojnë në Venerë.

Misioni në kometë dhe Titan u përzgjodhën mes 12 propozimeve, në konkursin për misione të rëndësishme të hapësirës, të cilat do t’i kryejnë robotët.

Finalistët do të kenë një vit në dispozicion për të përsosur idetë, vlerësimin e rrezikut dhe përpunimin e propozimit përfundimtar.

Fituesi do të zgjidhet në korrik 2019, dhe nisja është caktuar për fund të vitit 2025.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat