”Apple” fillon betejën kundër varësisë së përdorimit të iPhone nga fëmijët?

Shkencë & Teknologji

”Apple” fillon betejën kundër varësisë së përdorimit të iPhone nga fëmijët?

Më: 8 janar 2018 Në ora: 11:21
ilustrim

Dy aksionerë të gjigantit amerikan “Apple”, të shqetësuar nga ndikimet mbi shëndetin mendor të përdorimit të tepruar të iPhone, i kërkuan markës së mollës një studim në lidhje me varësinë e fëmijëve ndaj telefonave smartphone, referuar agjencisë “Bloomberg”.

“Ka një numër gjithnjë në rritje të provave që dëshmojnë se për të paktën disa nga përdoruesit e rinj më të zellshëm, mund të ketë pasoja negative të pavullnetshme mbi shëndetin”, shkruajnë invvestitorët Jana Partners LLC dhe Fondi i Pensioneve të Mësuesve Kalifornianë (Clastrs), në një letë që mban datën e 6 janarit.

“Shqetësimi i madh shoqëror do të prekë me shumë mundësi në një moment të dhënë vetë “Apple”, paralajmëruan këta dy investitorë që zotërojnë rreth dy miliardë dollarë aksione tek “Apple”.

“Të luftosh në këto momente problemin do të rrisë vlerën për një afat të gjatë për të gjithë aksionerët”, theksuan ata në letrën e tyre të cituar më herët nga “Wall Street Journal”.

Një zëdhënës i “Apple” ka refuzuar çdo lloj komenti, sipas Bloomberg.

Gjiganti i teknologjisë amerikane propozon tashmë kontrolle të prindërve dhe mundësinë për kufizimin e aksesit në disa aplikacione dhe përmbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat