Koreja e Jugut planifikon të ndalojë shkëmbimin e valutave digjitale

Shkencë & Teknologji

Koreja e Jugut planifikon të ndalojë shkëmbimin e valutave digjitale

Më: 14 janar 2018 Në ora: 16:14
Ilustrim

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë njoftuar se po përgatisin një dispozitë ligjore që do të ndalonte plotësisht tregtinë e valutave digjitale brenda vendit.

Pas njoftimit, vlera e Bitcoin në Korenë e Jugut shënoi rënie rreth 2.000 dollarë. 

"Ka shqetësime të mëdha kur janë në pyetje monedhat virtuale", tha ministri i Drejtësisë i Koresë së Jugut.

Vendimi u mor pasi çmimet e Bitcoin, Ethereum dhe valutave tjera digjitale në bursat në Korenë e Jugut arritën një çmim më të lartë se pjesa tjetër e botës.

Kjo nuk është hera e parë që Koreja Jugore shpreh një qëndrim të mprehtë ndaj valutave digjitale. Shtatorin e kaluar, furnizimi me valuta digjitale ishte i ndaluar, dhe pastaj në dhjetor, qeveria e vendit propozoi një projekt-ligj që përcakton se si bankat mund të bashkëveprojnë me valutat digjitale. 

Ndalimi nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, pasi është i nevojshëm votimi i tij në Parlamentin e Koresë Jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat