Shkencëtarët të shqetësuar: Në oqeane po ndodh diçka e çuditshme

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët të shqetësuar: Në oqeane po ndodh diçka e çuditshme

Më: 14 janar 2018 Në ora: 20:30
Ilustrim

Shkencëtarët nga Universiteti Delft në Holandë publikuan një studim në të cilën ata pohuan se fundi i detit është aq i deformuar, sa që të gjitha matjet e rritjes së nivelit të detit në dy dekadat e fundit krejtësisht janë të gabuara.

Satelitët zakonisht matin rritjen e nivelit të detit, por ata nuk janë në gjendje të regjistrojnë ndryshime në fund të detit.

Kur hulumtuesit morën parasysh sasinë e paimagjinueshme të madhe të ujit dhe vëllimit të saj, është llogaritur se satelitët kanë gabuar në matje deri në tetë për qind të rritjes së nivelit detar.

Kjo rishpërndarje e madhe në masë nuk është i vetmi faktor që ndikon në transformimin e oqeanit. Në llogaritje duhet marrë parasysh edhe shkrirjen e akullnajave, zgjerimin termik të ujit dhe përqindjen e kripës.

Balanca nuk është matur në të njëjtën mënyrë kudo në planet.

Një pjesë e madhe e rishpërndarjes së masës në sipërfaqe është shkaktuar nga shkrirja e akullnajave në Grenlandë dhe rajonet me akullnaja në Oqeanin Arktik.

Kur çdo gjë është marrë në konsideratë, duket se rritja e nivelit të detit në vit rritet 0.1 milimetra, e cila nuk është përfshirë më parë në projeksione.

Presioni në fundin e çdo oqeani nuk është gjë e parëndësishme, dhe duket se ma kalimin e kohës ky fenomen do të përkeqësohet.

Duke pasur parasysh se nuk është e lehtë për të llogaritur ndryshimin, ekipi hulumtues u përpoq me një numër të madh mënyrash për të dalë me një përgjigje se sa akull dhe ujë nga Toka arrin  deri në oqeane. Me atë rast është përdorur një seri kompjuterike e modeleve virtuale të oqeaneve.

“Në mënyrë që sa më saktë të llogaritet rritja e nivelit të detit, duhet të kemi parasysh edhe deformimin e fundit të oqeanit”, thonë studiuesit.

Rishpërndarja ka një ndikim në rrotullimit të Tokës, e cila është arsyeja pse Poli i Veriut ngadalë “po i afrohet” Britanisë së Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat