Bitcoin vazhdon me ngritje të çmimit

Shkencë & Teknologji

Bitcoin vazhdon me ngritje të çmimit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:47
Bitcoin

Çmimi i monedhës virtuale Bitcoin është ngritur krahasuar nga javët më parë, valuta njihet si njëra ndër monedhat e cila ka më së shumti ulje dhe ngritje në çmim.

Pasi ajo befasoi edhe me rënie në fillim të shkurtit të këtij viti duke rënë nga 10 mijë dollarë në 6 mijë dollarë për monedhë.

Valuta virtuale arriti një rekord të lartë prej 19.850 dollarë në fund të dhjetorit, të vitit që lamë pas, por më pas pati një rënie të madhe duke rënë nën 12 mijë dollarë, brenda disa ditësh.

Bitcoin këtë herë ka shkuar me një ngritje çmimi për monedhë, dhe vlera e saj është 9,860 dollarë amerikan.

Çmimit të monedhës virtuale Bitcoin i ra dukshëm pas iniciativës së Koresë së Jugut për ta ndaluar tregtimin e saj, por çmimi u stabilizua prapë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat