Shkencëtarët krijojnë hibridin e parë njeri-dele

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët krijojnë hibridin e parë njeri-dele

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:49
Ilustrim

Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë hibridin njeri-dele (pjellë e përzier), kështu duke hapur rrugë për zhvillimin e organeve tek kafshët të cilat mund të transplantohen tek njerëzit. 

Projekti i suksesshëm i Universitetit “Stanford” mund të hapë dyer për gjetjen e kurave për diabetin e tipit 1 duke krijuar pankreas të shëndetshëm, me qëllim të rregullimit të sheqerit në gjak. Shkencëtarët më parë kishin zhvilluar hibrid njeri-derr, mirëpo ende askush nuk ka shkuar një hap përpara për të zhvilluar organet njerëzore. 

Megjithatë ekipi nga Stanford, që tashmë kanë kryer me sukses transplantimin e pankreasit tek minjtë, besohet se do të jenë të parët në këtë fushë. Ky zbulim gjithashtu mund të ndihmojë me mungesën e organeve për transplant në tërë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat