Në Neptun zbulohet ajo që po kërkohej me dekada

Shkencë & Teknologji

Në Neptun zbulohet ajo që po kërkohej me dekada

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:22
Ilustrim

Teleskop Hubble ka regjistruar stuhinë e errët në Neptun, e madhe sa hapësira ndërmjet SHBA-së deri në Portugali.

Stuhia për herë të parë është zbuluar nga fluturakja e NASA-së Voyager 2 gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, ndërsa është vërejtur tash nga teleskopi/

Shkencëtarët vlerësojnë se stuhia është e gjatë 4.989 kilometra, ndërsa tash është ulur në 3.700 kilometra.  

Në bazë të rrugëtimit të paraparë të erërave të Neptunit, shkencëtarët konsideronin se stuhia do të zhdukej në afërsi të ekuatorit, por në vend të kësaj është nisur drejt polit jugor, transmeton Business Insider.  

Ndryshe, stuhitë në planetët tjerë mund të zgjasin disa vjet deri në disa shekuj. Shembull, “Pika e madhe e kuqe” e Jupiterit besohet se zgjat që nga shekulli 17, derisa stuhia më e gjatë e regjistruar ndonjëherë në Tokë ka zgjatur 31 ditë. Bëhet fjalë për uraganin John, në vitin 1994.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat