NASA dërgon nëndetëse në Saturn

Shkencë & Teknologji

NASA dërgon nëndetëse në Saturn

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 18:59
Ilustrim

Agjencia amerikane e hapësirës NASA në të ardhmen e e afërt do të dërgojë një nëndetëse robotike në Titan për të hulumtuar sipërfaqen e ftohtë detare të hënës së Saturnit.

Shkencëtarët kanë testuar sondën kozmike, përmes së cilës do të simulojnë kushtet nga Kraken Mare, i madhësisë 155.000 kilometra katrorë, siç quhet deti në Titan.

Sipërfaqja e lëngët në Titan dallon dukshëm nga ajo në Tokë, pasi në vend të ujit përbëhet nga përzierja e metanit dhe etanit, ndërsa temperaturat shkojnë deri në minus 184 gradë Celsius.

Lansimi i misionit është planifikuar kah mesi i vitit 2030.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat