Ekspertët e sigurisë mund të instalojnë malware përmes Cortana

Shkencë & Teknologji

Ekspertët e sigurisë mund të instalojnë malware përmes Cortana

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:27
Ilustrim

Ekspertët e sigurisë kanë shpërndarë informacione që janë në gjendje të demonstrojnë "depërtimin" në dritaren e mbyllur të Windows 10, e cila është e mbrojtur me fjalëkalimin, dhe pastaj instalimin e malwerit përmes një sajti, dhe gjithandej përmes Microsoft Digital Assistant - Cortana.

Madje edhe kur sistemi Windows 10 është i mbyllur, Cortana është ende aktive dhe dëgjon mundësinë e shfaqjes së specifikave të komandave, zbuluan hulumtuesit izraelitë të sigurisë Tal Be'ery dhe Amichai Shulman.

Sulmi me qasje fizike në Windows 10 mund të bëhet përmes USB, lidhjes Wi-Fi dhe pastaj të përdoret Cortana për të lansuar shfletuesin dhe të vizitojë faqen, e cila nuk posedon mbrojtjen HTTPS. Kërkuesit thonë se është e mundshme ndërrimi i rrjetit Wi-Fi edhe kur sistemi është i mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat