HTC Vive Pro arrin në prill, kushton 800 dollarë

Shkencë & Teknologji

HTC Vive Pro arrin në prill, kushton 800 dollarë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:27
HTC Vive Pro

Pajisja HTC Vive për realitet virtual, versioni Pro, do të dalë në treg nga data 5 prill me çmim prej 800 dollarësh, derisa HTC Vive i vjetër nga tash e tutje do të kushtojë 500 dollarë.

Blerësit e HTC Vive Pro do të fitojnë  6 muaj parapagim falas në shërbimin Viveport, i cili iu mundëson çdo muaj të zgjedhin 5 tituj VR nga ofertat e mëdha.

Versioni Pro ka dy ekrane OLED me rezolucion 2880 x 1600 pikselë, 78 për qind më shumë se sa pararendësi dhe aty janë edhe dëgjueset më të mira, performanca të larta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat