WhatsApp: Është koha, fshini Facebookun

Shkencë & Teknologji

WhatsApp: Është koha, fshini Facebookun

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Bashkëthemeluesi i WhatsApp, Brian Ecton, i është bashkëngjitur numrit në rritje të njerëzve, të cilët pas skandalit të fundit me përdorimin ilegal të të dhënave, po shlyejnë llogaritë e tyre në Facebook.

Ecton përmes hashtagut #DeleteFacebook ka tërhequr vëmendje të posaçme të mediave për shkak të faktit se aplikacioni i tij për chat WhatsApp që katër vjet është në pronësi të Facebookut, i cili për blerje pagoi 19 miliardë dollarë.

Ecton braktisi Facebookun në shtator të vitit të kaluar dhe kohë më parë paralajmëroi se do të investojë 50 milionë dollarë në zhvillimin e mëtejmë të aplikacionit për siguri dhe shkëmbimin enkriputes të mesazheve në Signal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat