Thellohet skandali Facebook/ Wylie: Ndikuam edhe në Brexit. Paraardhësi im u vra!

Shkencë & Teknologji

Thellohet skandali Facebook/ Wylie: Ndikuam edhe në Brexit. Paraardhësi im u vra!

Më: 27 mars 2018 Në ora: 15:08
Christopher Wylie

Skandali Facebook u thellua edhe më shumë me paraqitjen e hakerit, Christopher Wylie, para ligjvënësve britanik.

Pasi zbuloi skandalin me vjedhjen e të dhënave të 50 milionë përdoruesëve të Facebook, Christopher Wylie u takua me Komisionin për mediat digjitale, kulturë, media dhe sport pranë Parlamentit të Britanisë së Madhe, DCMS.

Christopher Wylie ka punuar për kompaninë “Cambridge Analytica”, e cila ka përdorur informacionet e vjedhura  në mënyrë që të ndikoj në rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria britanike ka deklaruar se do të inicoj hetimin për ndikimin e mundshëm në fushatën për Brexit.

“Paraardhësi im është vrarë”

Wylie para komisionit britanik dha një deklaratë shokuese mbi punën e tij në Cambridge Analytica, shkruan “Business Insider”. Paraardhëi i tij, tha ai, është vrarë në një hotel në Kenia, e policia është korruptuar që të mos hetoj vrasjen.

Wylie ka rrëfyer se paraardhësi i tij, Dan Muresan është helmuar pasi që një punë e kompanisë kishte dështuar. Mirëpo, ai tha se nuk ka dëshmi për këto deklarata, por se këtë ia kishin thënë të punësuarit në këtë kompani. Me këtë rast ai konfirmoi se Cambridge Analytica ishte e implikuar në disa aktivitete ilegale në gjithë botën.

Wylie tha se kompania nuk e çante kokën për ligjin: “Nuk e çanin kokën nëse veprimet e tyre ishin të ligjshme ose jo, deri sa puna të jetë kryer,” tha ai duke shtuar se kanë ndikuar në zgjedhje në gjithë botën. “Kështu duket kolonializmi modern”. Kompania, tha ai, ndoshta ka marrë pjesë edhe në fushatën britanike për Brexit.

“Kompania për pastrim të parave ka ndikuar në Brexit”

Wiley në dëshminë e tij theksoi se Cambridge Analytica ka përdor kompaninë Aggregate IQ për dërgimin e mesazheve të dhunshme dhe të frikshme për votuesit në Nigeri në mënyrë që të ndikojnë në zgjedhje. Ai tha se kanë publikuar filmime që tregojnë pamje të tmerrshme siç është prerja e kokës dhe vrasje tjera bizare.

“Aggregate IQ është përdor për pastrimin e parave,” tha Wiley duke shtuar se kompania është e implikuar edhe në fushatën për Brexit: “Më kujtohet se dikush më ka thënë se ajo çfarë po ndodhë është plotësisht e paligjshme”.

Wylie me këtë rast tha se njëra nga arsyet kryesore pse ka vendosur të flas është rasti i zgjedhjes së Donald Trump për president të SHBA. “Nuk mund të them se këtë e bëra vetëm për Donald Trump, por e kuptova se fjala është për një ndikim shumë të madh”.

Anëtarët e DCMS-s kanë ftuar edhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg që ti shpalos dëshmitë mbi skandalin, por ai ka vendos që të çoj zëvendësit e tij. Mirëpo, deputetët britanikë dëshirojnë ta marrin në pyetje: “Dëshirojmë të bisedojmë me Zuckerbergun, tha kryetari i DCMS-a Damian Collins, duke shtuar se kjo mund të realizohet edhe me videolink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat