Google vjen me versionin e ri të Pixel?

Shkencë & Teknologji

Google vjen me versionin e ri të Pixel?

Më: 2 prill 2018 Në ora: 13:45
Google vjen me versionin e ri të Pixel

Google po punon në një model të ri të Pixel për tregjet në zhvillim si India dhe Pakistani, thuhet tani sipas një raporti të ri.
 
Economic Times ka marrë informata që pretendojnë se Google është duke zhvilluar një telefon të ri të linjës Pixel, i cili pritet të debutojë në Indi diku në korrik ose gusht, për të konkurruar me Honor 9 Lite, Huawei P Smart dhe Xiaomi Mi A1.
 
Lajmi zbuloi detajet që i përkisnin specifikimeve të telefonit, edhepse në qoftë se duhej të rrezikonim me një mendim, pritjet janë që pajisja të vijë me të paktën një ekran AMOLED prej 5 inçësh, 3GB RAM dhe të njëjtën kamera 12.2MP si Pixel standard 2.
 
Raporti poashtu ka vënë në dukje se Google gjithashtu dëshiron të sjellë Google Home dhe PixelBook në Indi, që do t’ia lehtësojë kompanisë amerikane konkurrencën me Apple, Microsoft dhe Samsung.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat