Sasia e alkoolit në gjakun tuaj tash e tutje do të matet ndryshe

Shkencë & Teknologji

Sasia e alkoolit në gjakun tuaj tash e tutje do të matet ndryshe

Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:16
Ilustrim

Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje të vogël e cila përmes lëkurës tuaj do të matë me saktësi sasinë e alkoolit që keni pirë brenda tre sekondash.

Pajisja e vogël mund të lidhet me telefon të mençur për të cilin janë krijuar aplikacione me ndihmën e Samsungut dhe Qeverisë amerikane.

Në fakt, bëhet fjalë për një sensor të ri që monitoron në vazhdimësi nivelet e alkoolit në gjakun tuaj. Sensori vendoset në lëkurë dhe mund të lidhet me telefonin e mençur.

Pajisja është e kundërt me pajisjen e fryrjes përmes të cilës nga njerëzit kërkohej të frynin për të paktën shtatë sekonda për të zbuluar nivelin e alkoolit që kishin pirë.

Inxhinierët që kanë shpikur pajisjen shpresojnë se ajo do të përdoret për të monitoruar alkoolistët.

Ata pohojnë se pajisja e re është shumë më e saktë se sa ato që janë përdorur deri më tash për matjen e nivelit të alkoolit në gjak.

Testi i gjakut është metoda më e saktë e testit, por ajo duhet të performohet nga një teknik i trajnuar, sikurse janë aplikacionet.

Pajisja është zbuluar në Institutin e Elektronikës në San Diego dhe është testuar në minj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat