Diamantet e gjetura në meteor, mbetje të planetit të humbur

Shkencë & Teknologji

Diamantet e gjetura në meteor, mbetje të planetit të humbur

Më: 17 prill 2018 Në ora: 19:31
Ilustrim: Diamantet

Diamantet e rralla të formuara brenda një meteori të rrëzuar në Tokë, janë mbetje të një planeti të humbur që ishte krijuar 4.5 miliardë vjet kur ishte formuar Sistemi ynë diellor.

Ato janë gjetur në meteorin Almahata Sitta që vijnë nga “proto-planeti”, i cili ka qenë më i madh se Merkuri dhe ishte shkatërruar gjatë përplasjes epike me objekte tjera kozmike.

Diamantet e zbuluara iu ofrojnë shkencëtarëve një dritare të re në formimin e planetëve.

Meteori ishte përplasur në Tokë para një dekade dhe ai përmban diamante mikroskopike nga planeti misterioz që kishte qarkulluar rreth Diellit para 4.5 miliardë vjetësh, thonë shkencëtarët.

Almahitta Sitta është quajtur sipas lokacionit në Sudan, ku edhe ka shpërthyer. Rreth 50 fragmente të 83 tonë të asteroidit janë mbledhur nga shkretëtira në veri të Sudanit, ku ishte përplasur në tetor të vitit 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat