Gazi i ‘vezëve të kalbura’ rreth planetit Uran

Shkencë & Teknologji

Gazi i ‘vezëve të kalbura’ rreth planetit Uran

Më: 23 prill 2018 Në ora: 20:53
Ilustrim

Planeti Urani ka re të krijuara nga sulfuri i hidrogjenit, gaz që iu jep vezëve të kalbura erën e tyre të pakëndshme.

Mundësia që ky gaz të jetë i pranishëm në atmosferën e planetit të shtatë ka qenë prej kohësh i debatuar, por është konfirmuar për herë të parë nga vëzhgimet në një teleskop në Havai.

Gazi me aromë të keqe ishte zbuluar mbi sipërfaqen e reve të planetit gjigand.

Gjetjet mund të hedhin dritë të re të rëndësishme mbi formimin e planetit Uran.

Rezultatet e ekipit shkencor janë publikuar në revistën Nature Astronomy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat