Çfarë do t’i ndodhë Tokës kur Dielli të vdesë

Shkencë & Teknologji

Çfarë do t’i ndodhë Tokës kur Dielli të vdesë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:04
Ilustrim

E vështirë të kuptosh se çfarë do të ndodhë në miliardë vite në të ardhmen, por një ditë, bota do të marrë fund. Diellit do ti mbarojnë burimet e tij dhe do të vdesë, dhe Toka e disa planetë të tjera bashkë me të.

Fatmirësisht ne nuk do të jemi përreth për ta parë, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi kurioz ta dimë se cfarë do të ndodhë saktësisht me pasardhësit tanë në Tokë kur Dielli të vdesë.

Për fat të mirë shkencëtarët kanë parashikuar ngjarjen e Apokalipsit, që do të thotë se kemi një ide pak a shumë se çfarë do të jetë.

Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira për ta shkatërruar, shanset janë që toka do të jetojë e pabanuar. Në një moment në të ardhmen një Ngjarje në Nivelin e Zhdukjes, do na zhdukë njësoj si dinozaurët, duke e lënë planetit të përballet i vetëm me fundin e botës, pa ne.

Përpara se Dielli të shuhet, ai do të bëhet edhe më i nxhetë. Në 3.5 miliardë vite shkencëtarët vlerësojnë se ai do të jetë 40% më i shndritshëm se tani.

Në këto temperatura akulli do të shkrijë (nëse ka mbetur ndonjë për tu shkrirë), oqeanet do të zjejnë dhe avullojnë dhe jeta në Tokë do të bëhet e parehatshme.

Pas rreth 5.4 miliardë viteve, Dielli do të nisë të zgjerohet, dhe sipas shkencëtarëve ka shumë shanse që të thithë Afërditën dhe Mërkurin dhe t’i afrohet Tokës.

Sa për Diellin? Gjatë fazës së tij gjigante të kuqe, do të hedhë pluhur dhe gaz duke krijuar një mjegull. Më pas do të përfundojë nxjerrjen dhe do të zvogëlohet në një xhuxh të bardhe më përmasat e Tokës.

Mjegulla do të mbetet e dukshme për 10 apo 20 mijë vjet, para se të shuhet. Ajo do të shpërndahet në një brez të ri yjesh dhe planetesh. Nga mbetjet e Diellit mund të ketë një jetë të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat