Sony blen shumicën e aksioneve në kompaninë EMI Music

Shkencë & Teknologji

Sony blen shumicën e aksioneve në kompaninë EMI Music

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:57
Sony

Gjiganti elektronik japonez Sony planifikon të blejë 60 për qind të aksioneve të kompanisë botuese EMI Music Pablisching, shtëpia mëmë e kompanisë së diskografisë Motaun dhe muzikantëve bashkëkohorë si Kanye West, Alicia Keys dhe Pharrell Williams.

“Sony tashmë zotëron 30 për qind të EMI, kështu që pas përfundimit të blerjes së aksioneve prej 60 për qind, do të bëhet pronari i shumicës me 90 për qind të aksioneve”, tha Kenyirich Yoshida, shefi ekzekutiv i Sony-t në një konferencë për media në Tokio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat