Ndërron jetë njeriu që i katërti shkeli në Hënë

Shkencë & Teknologji

Ndërron jetë njeriu që i katërti shkeli në Hënë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 10:13
Alan Bean

Ish astronauti amerikan, Alan Bean, ka ndërruar jetë.

Njeriu që ishte i katërti që ka shkelur në Hënë ka vdekur në Texas në moshën 86 vjeçare, ka njoftuar familja, shkruan BBC.

Më vonë në jetë ai u bë një artist i suksesshëm, duke prodhuar vizatime që inspirim kishin hapësirën.

Familja e tij ka njoftuar se dy javë më parë është përkeqësuar dhe se më pas ka vdekur paqësisht në spitalin e Houston.

Astronauti, Mike Massimino e ka përshkruar Bean si “personi më i jashtëzakonshëm që kam takuar kurdo”.

Në vitin 1963 ish piloti i marinës së SHBA, ishte përzgjedhur për një trajnim të NASA.

Ai më pas dy herë ka qenë në hapësirë, e para në nëntori të viti 1969 kur me Apollo 12 kishin ateruar në Hënë dhe më 1973 kur kishte qenë drejtues i fluturimin Skylab në stacionin e parë amerikan të hapësirës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat