Google heq dorë nga shitja e tabletëve Android

Shkencë & Teknologji

Google heq dorë nga shitja e tabletëve Android

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 21:39
Ilustrim

Nuk është sekret se tabletët Android kurrë nuk kanë pasur shumë sukses në treg dhe prodhuesit kishin probleme me shitjet e dobëta dhe mungesën e aplikacioneve të dizajnuara për ekranet më të mëdha.

Edhe Google e njeh këtë gjendje, dhe kompania ka hequr pjesën për tabletë nga faqja zyrtare e Android.

Me një ndryshim kaq të madh, mbetet të shihet nëse OEMs, të cilët ende prodhojnë tableta Android, do të kenë sukses në të ardhmen. 

Për ata që pëlqejnë ekranet e mëdha, të cilat zakonisht gjenden në tableta, Google po punon ende për të bërë aplikacionet Android të punojnë në platformën e OS Chrome dhe madje edhe më mirë, Chrome OS punon tani në formatet e tabletëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat