Pamje mahnitëse nga Marsi, ortekët me akull ndryshojnë formën e planetit

Shkencë & Teknologji

Pamje mahnitëse nga Marsi, ortekët me akull ndryshojnë formën e planetit

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 21:20
Ilustrim

Një anije kozmike e NASA-s që rishikoi sipërfaqen e ‘marsianëve’, të cilën e dokumentoi për herë të parë rreth një dekade më parë, ka kapur tash transformimin mahnitës në një rajon të shkaktuar nga një ortek akulli.

Në dhjetor të vitit 2006, Orbiter fotografoi depozitat e shtresuara në Polin e Veriut të Marsit. Një imazh i ri i të njëjtit vend tregon një panoramë që duket pothuajse krejtësisht e ndryshme, me blloqe akulli të reja që mbulojnë sipërfaqen e Marsit, transmeton KosovaPress.

"Një nga zonat që ndryshojnë në mënyrë aktive në Mars janë skajet e pjerrëta të depozitimit të shtresës së Veriut Polar," shpjegon NASA.

Imazhi i ri kap shumë më tepër detaje se sa xhirimi i vjetër, me një shkallë prej 25 centimetra në piksel, në krahasim me 31.9 centimetra origjinale për piksel.

Ndërsa imazhi i mëhershëm tregon një sipërfaqe shumë të lëmuar, xhirimi i ri i kapur nga instrumenti HiRISE tregon një peizazh të vijëzuar në blloqet e reja të akullit.

Instrumenti ka rivendosur zonat që ka fotografuar në vitet 2006-2007, në mënyrë që shkencëtarët të mund t'i ndjekin ndryshimet.

“Kjo bazë e gjatë na lejon të shohim ndryshime të mëdha, të rralla, si dhe shumë ndryshime të vogla”, thonë shkencëtarët.

Krateri Neukum ndodhet rreth 800 milje nga Hellas, baseni më i madh në Mars dhe ai ndodhet brenda rajonit Noachis Terra, i cili mendohet të jetë së paku 3.9 miliardë vjeç.

Gjatë viteve, krateri i Neukum ka pësuar ndryshime të shumta, shpjegon NASA.

“Brendia e kraterit ka gjasa të jetë mbushur me sedimente gjatë historisë së tij. Gjithashtu janë shënuar dy lëvizje të parregullta. Ndoshta ato janë shenjë e një materiali më të dobët që atëherë është zhdukur, duke lënë pas disa ishuj të materialit më rezistues. Me kalimin e kohës, brendia e kraterit ka pësuar shkallë të ndryshme të kolapsit, me rrëshqitje të tokës të dukshme në pamje të perspektivës. Shumë kratere më të vogla gjithashtu kanë të shtypur rripin dhe brendinë qëkur krateri Neukum u formua, duke theksuar historinë e tij të gjatë”, thonë në agjencinë amerikane të hapësirës.

Marsi është aktualisht në mes të një stuhie të pluhurit, e cila ka nisur më 30 maj dhe është rritur në gjithë planetin.

Si rezultat, Opportunity Rover ka qenë i heshtur për më shumë se tre javë, pasi shtresa e trashë e pluhurit ka bllokuar diellin, duke parandaluar të mbushen bateritë e saj me energji diellore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat