Momenti i rrallë, ajsbergu gjigant shkëputet nga akullnaja - Bota Sot
Momenti i rrallë, ajsbergu gjigant shkëputet nga akullnaja

Shkencë & Teknologji

E martë, 18 shtator 2018

Momenti i rrallë, ajsbergu gjigant shkëputet nga akullnaja

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 08:56
Momenti ku ajsbergu gjigand shkëputet nga akullnaja

Momenti i rrallë kur një ajsberg gjigant me një gjatësi prej 6 km shkëputet nga një akullnajë në Grenlandë, u kap në kamera nga një ekip shkencëtarësh. Pjesë të mëdha të akullit përfunduan në det. Denise Holland, nga Universiteti i Nju Jorkut, filmoi gërmadhën Helheim të fragmentuar më 22 qershor, ndërsa hulumtonte shkaqet e rritjes së nivelit të deteve në mbarë botën.

Rritja globale e nivelit të detit është e pamohueshme. Duke kapur se si ajo shpaloset, ne mund të themi se domethënia e saj të lë pa frymë.

Udhëheqësi i ekipit hulumtues David Holland

Ekipi ka matur një zonë katër milje në mes të Manhattan, NYC, për të ilustruar madhësinë monumentale të ajsbergut.

Rritja e temperaturave globale vazhdon të shkrijë akullnajat. Një vlerësim i vitit 2017 sugjeroi që një shkrirje e të gjithë akullit të Antarktidës Perëndimore, do të rrisë me 3 metra nivelin e detit, mjaftueshëm sa për të prekur zonat bregdetare anembanë globit, përfshirë New York City.

Ekipi thotë se po vazhdojnë të studiojnë shkaqet e rritjes së nivelit të detit në një përpjekje për të ndihmuar në parashikimin dhe planifikimin e ndryshimeve klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test