“Zhduket” Hëna, posta humbet strukturën gjigante

Shkencë & Teknologji

“Zhduket” Hëna, posta humbet strukturën gjigante

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Një kopje gjigante e Hënës e paraqitur në të gjithë botën humbi, ndërsa dërgohej me postë. Sfera me diametër prej 7 metrash, e mbuluar me detaje të sipërfaqes hënore, është krijuar nga artisti britanik Luke Jerram dhe po shkonte drejt një festivali në Austri.

Vetë krijuesi tha se zhdukja e strukturës që njihet si muzeu i Hënës, ishte shumë zhgënjyese. Kompania postare TNT, e cila kishte marrë përsipër dërgimin e hënës në Austri tha se po heton çështjen, por konfirmoi se për momentin sfera është zhdukur.

Hëna do të shfaqej në shumë evenimente në Evropë gjatë gjithë verës dhe artisti Jerram tha se zhdukja e saj prek shumë njerëz që prisnin ta shihnin. Për krijimin sa më të saktë të sipërfaqes së hënës, artisti përdori imazhe të marra nga satelitët e NASA. Çdo centimetër i sferës që ndriçohet nga brenda përfaqëson 5km të satelitit të vetëm natyror të planetit tonë.

Materialet e përdorura në ndërtimin e hënës nuk janë aspak të shtrenjta që të justifikojnë grabitjen e saj, kështu që hetuesit po vrasin mendjen se si mund të zhduket një strukturë kaq e madhe në zyrën e postës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat