Varësia nga telefoni- Ja si mund ta kuptoni që jeni të varur

Shkencë & Teknologji

Varësia nga telefoni- Ja si mund ta kuptoni që jeni të varur

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Të gjithë ne sot përdorim smartphone dhe i përdorim atë për çdo gjë.

Por sipas një studimi rreth një e pesta e të rinjve shpenzojnë 40 orë në javë ose më shumë në internet, ku 64% e të anketuarve e konsiderojnë internetin si një pjesë thelbësore në jetën e tyre.

Por si mund ta kuptojmë që jemi vërtet të varuar ndaj telefonit?

Na ka ndodhur që kur interneti është i bllokuar kemi një gjendje nervozizmi dhe kjo është një nga shenjat e para që tregon se ne jemi të varur nga telefoni.

Shpenzimi i kohës në telefon edhe kur ne nuk kemi një punë tregon qartë që jemi të varur. Qëndrimi i gjatë në aplikacionet e lojërave apo edhe qëndrimi zgjuar në orët e vona na sjellin lodhje dhe pagjumësi. Si rezultat i përdorimit të tepërt të telefonit krijohen edhe mosmarrveshje ndaj shoqërisë dhe familjes, ku shpesh kërkojnë që të largojmë telefonin.

Sipas: Dr. “Paul McLaren”, psikiatër konsulent në Spitalin “Hayes Grove të Propirit” në “Kent”  çdo gjë që bëjmë shpesh prodhon një ndjenjë pozitive, dhe kjo ndjenjë pozitive ka potencial të jetë problematike.

Por jo çdokush arrin ta kutojë në fakt se përdorimi në masë të palimituar dëmton rëndë shëndetin tonë fizik dhe mendor, shkruan blitz.al. Në ditët e sotme psikologët po i mëshojnë fort faktit se njeriu duhet të jetë më ndërveprues dhe në komunikim të drejtpërdrejtë dhe sa më larg lidhjes me internet e cila mund të quhet edhe si “sëmundja” e viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat