Kosova edhe një herë në NASA

Shkencë & Teknologji

Kosova edhe një herë në NASA

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 19:36
Pranvera Hyseni

Përfaqësues nga programi “Astronomy Outreach of Kosovo” sot janë nisur drejt për në qendrën e hapësirës “ Nasa’s Kennedy Kennedy Space Center”, e cila gjendet në Florida të SHBA-ve.

Lajmin e ka bërë të ditur, Pranvera Hyseni, themeluese e këtij klubi, nepëmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Qëllimi i kësaj vizite është përcjellja e lansimit të sondës hapësinore Parker Solar Probe, që është përcaktuar të lëshohet këtë të Shtunë,me 11 gusht përmes një rakete të klasit të lartë Delta IV Heavy.

Ky do të jetë lansimi i parë raketor që klubi do të shoh nga afër, brenda qendrës së NASA’s.

Kjo do të ndiqet me pamje direkt në Facebook, ka thënë Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat